Lironi Elton Debreshin! Lironi Xhuliano Bregasin!

78715976 2484463668345804 6681070341894176768 o

Që prej ditës së parë të grevës, aktivistët e Organizatës Politike kanë shkuar në Bulqizë për t’u solidarizuar me minatorët. Gjithë këto ditë jemi frymëzuar nga forca, kuraja dhe organizimi i tyre dhe jemi përpjekur t’i ndihmojmë në thyerjen e bllokadës mediatike të orkestruar nga oligarku Samir Mane.

Sot policia ka shoqëruar jo vetëm kryetarin e sindikatës Elton Debreshi, por edhe aktivistin tonë Xhuliano Bregasi, i cili ka pasur rol kyç në mediatizimin e protestës nga faqja e Organizatës.

Qeverisë dhe oligarkut nuk u intereson e vërteta dhe janë bërë bashkë për ta shtypur dhe heshtur grevën e minatorëve.

Po minatorët nuk ndalen. As solidarizimi ynë me ta.

Lironi Elton Debreshin!

Lironi Xhuliano Bregasin!

Skip to content