
Kur plasi Gërdeci, Edi Rama shkoi i ra shpatullave të Sali Berishës.
Kur plasi Gërdeci, u tha që është një moment vajtimi dhe lutjesh për fatkeqësinë. Për shkaktarët nuk bënte të flisje.
Kur plasi Gërdeci nuk duhet të ngriheshin pyetjet se pse ndodhi tragjedia, kush pasurohej nga shfrytëzimi i paskrupullt e i papërgjegjshëm.
Pasi plasi Gërdeci, askush nuk mbajti përgjegjësi.
Në ditët e tragjedisë së tërmetit, Edi Rama i afrohet Lulzim Bashës.
Në ditët e tragjedisë të tërmetit, nuk bën të pyesësh se pse ndodhi kjo tragjedi.
A mos vallë nga grykësia për të fituar, mungesa e planifikimit urban, lejet e ndërtimit vend e pa vend, shpërbërja e qendrave studimore, degradimi universitar, vjedhja e fondeve të emergjencës, zhvillimi i pabarabartë, kriza e strehimit?
Viktima, që është populli, duhet të bëhet bashkë, jo vetëm për të ndihmuar sho-shoqin në nevojë, por edhe për të vënë para përgjegjësisë pushtetarët e oligarkët që janë majmur në kurriz të sigurisë sonë të përbashkët.
Jemi ne viktimat, janë ata shkaktarët!
“Kush e harron të shkuarën, është i mallkuar që ta përsërisë atë.” – George Santayana