Tërmeti i jashtëzakonshëm kërkon reagim dhe reflektim të jashtëzakonshëm nga institucionet dhe grupet shoqërore.

Organizata Politike shpreh ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave të tragjedisë! Gjithashtu, uron shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit nga tërmeti. Më tej, i bën thirrje institucioneve shtetërore të angazhojnë të gjitha mjetet dhe burimet për të përballuar këtë gjendje – me pasoja tragjike për mijëra qytetarë.

Ne, aktivistët e Organizatës Politike, jemi në gatishmëri për të ofruar ndihmën tonë aty ku është e mundur. Në fund, u bëjmë thirrje bashkëqytetarëve të shtrijnë dorën e ndihmës për ata të cilët ndodhen në nevojë në këto ditë shumë të vështira.

Solidaritet!

Skip to content