Organizimi është e vetmja rrugë!

76648955 2446608758797962 5805013978354548736 o

Sot u shpall Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Organizimi i punëtorëve me iniciativë të lirë është e vetmja rrugë për të fituar të drejta kolektive në vendin e punës.

Larg interesave të partive dhe sindikatave-fantazëm që ekzistojnë për interesa personale dhe interesat e pronarit.

Organizimi i parë i tillë, nga punëtorët dhe për punëtorët, lindi sot në Bulqizën e minatorëve, për t’u kthyer në shembullin e organizimit sindikal të mbarë shoqërisë shqiptare.

Organizata Politike mbështet organizimin sindikal në të gjithë sektorët e punësimit e më gjerë. Një shoqëri e organizuar në sindikata, është një shoqëri më e drejtë!

PUNËTORËT E BASHKUAR KANË PËR TË FITUAR!

Skip to content