Me miratimin nё Kuvend tё ligjit mbi Korporatёn e Investimeve Shqiptare, vendi ka hyrё pёrfundimisht nё fazёn e njё sistemi politik qё me plot gojёn mund tё quhet OLIGARKI.
Oligarkia ёshtё pushteti i njё grusht njerёzish me fuqi ekonomike tё cilёt nuk janё as tё zgjedhshёm dhe as tё zёvendёsueshёm. Shteti shёrben vetёm si njё shpёrndarёs i favoreve mes oligarkёve qё sundojnё mbi shoqёrinё. Kjo ёshtё forma e sundimit tё politikanёve autoritarё si Erdogan, Putin, Orban, Kaçinski etj.
Nёn drejtimin e Edi Ramёs, pak vetё kanё kapur sektorёt kyç tё ekonomisё. Samir Mane, Shefqet Kastrati, Shkёlqim Fusha, Vilma Nushi e tё tjerё kanё krijuar prej kohёsh monopole nё treg nё saje tё koncensioneve dhe PPP të dhuruara nga qeveria.
Edi Rama ka kthyer nё ligj kёtё skemё funksionimi pёr tokёn publike. Nuk i mjaftoi batёrdia qё bёri nё Tiranё sa kohё ishte kryetar bashkie, as me pronat publike pasi u bё kryeministёr. Tanimё ai kёrkon tё zhdukё çdo pengesё ligjore ndaj bashkësundimit të tij me oligarkёt.
Me skemёn e re tё Korporatёs sё Investimeve Shqiptare, Edi Rama ka pёrqendruar pushtetin nё duart e veta duke ua hequr njёsive lokale mundёsinё pёr tё balancuar vendimmarrjen mbi shfrytëzimin e hapёsirave publike. Tani pёr çdo park, rrugicё, plazh etj. vendos Edi Rama.
Me skemёn e re mёnjanohet ligji i Prokurimeve Publike. Edi Ramёs nuk i duhet mё tё kalojё pёrmes Kuvendit, si nё rastin e Teatrit Kombёtar, pёr t’i dhёnё oligarkut të radhës njё truall publik. Tani mjafton vetёm vullneti i tij.
Me skemёn e re, trojet publike kthehen nё plaçkё pёr hienat. Nёpёrmjet marrjes sё kredisё nga bankat duke lënë si kolateral pronën shtetërore, nёse investimi shkon mirё, toka i kalon oligarkut. Nёse shkon keq, i kalon bankёs. Pa asnjё pёrgjegjёsi ligjore nga Edi Rama.
Nuk ka mё iluzione! Shqipёria po ndjek modelet mё autoritariste tё kapitalizmit botёror. Nёse nuk luajmё vendit tani, nesёr do fillojё reprezalja e pushtetit.
ORGANIZOHEMI!