Duke pritur Godonë

71586369 2362274350564737 8868382836537688064 n 1

Përveç reklamës së përditshme të pyjeve orbitale dhe fasadave të lyera, Erion Veliaj nuk ka bërë absolutisht asgjë domethënëse për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Tiranës. Megjithëse çmimin e ujit të pijshëm bashkia e rriti me 45%, qytarët janë ende – sot e kësaj dite të tetorit 2019 – pa ujë!

Erioni buzagaz i fton qytetarët të marrin pjesë në Maratonën e Tiranës, por nuk di t’u thotë se ku të shkojnë të lahen pas saj.

Për 30 vjet qytetarët e Tiranës – por edhe të mbarë vendit – gjenden në një gjendje pezull, në pritje të shërbimeve bazike për një jetesë normale. Si në dramën e mirënjohur të Samuel Beckett-it, kemi ngelur në një pritje ekzistenciale për ardhjen e Godosë – shpëtimtarit që do na nxjerrë nga halli. Ndërkohë, shumë Erionë vijnë e ikin me xhepat plot, por shërbimet që shteti i ka detyrim ndaj popullit po rrënohen dita-ditës.

Organizata Politike ndërmori një aksion në zonat më të prekura nga mungesa e ujit, si zona e Kombinatit dhe ajo e Freskut, për t’u kujtuar qytetarëve se Godoja nuk ka për të ardhur kurrë.

Nëse pretendojmë shërbimet që shteti i ka detyrim t’i sigurojë, duhet të luajmë vendit dhe të shkojmë ne e ta kapim Godonë prej qafe.

ORGANIZOHU

Skip to content