THIRRJE PËR SOLIDARITET

66000827 2195689013889939 7157440837029199872 o

Javën e fundit përpara zgjedhjeve lokale aktivistët e Organizatës Politike u angazhuan në një fushatë intensive të denoncimit të sistemit partiak në Shqipëri. Pjesë e kësaj fushate ishte edhe evidentimi i krimeve dhe keqqeverisjes së Erion Veliajt në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Gjatë protestës dhe aksioneve tona ndërgjegjësuese, policia bashkiake dhe të tjera struktura të Bashkisë së Tiranës kanë ndjekur dhe ndëshkuar aktivistët tanë me gjoba që arrijnë deri në 90,000 lekë (të reja). Në disa raste gjobat janë tërësisht të paligjshme, edhe po të bazohemi në vendimet represive të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kurse në të tjerat ato kanë kapur pa asnjë arsye majën e shifrave të parashikuara në vendimet përkatëse. 

Gjoba të tilla kanë vetëm një synim: të frikësojnë dhe shkurajojnë aktivistët e Organizatës Politike në denoncimin dhe luftën politike kundër më të korruptuarit kryebashkiak që ka pasur Tirana, Erion Veliajt. Për një organizatë si e jona që mbahet tërësisht me kontribute vullnetare, dhe pjesa më e madhe e aktivistëve janë studentë, operatorë call center-i ose kamarierë, shuma e lartpërmendur e haraçit bashkiak është e pamundur për t’u paguar.

Sigurisht që ne nuk do të stepemi, as do ta ngadalësojmë hapin e veprimtarisë sonë politike. Për t’u përballur me këto masa represive dhe për të fuqizuar infrastrukturën e veprimeve të ardhshme ndërgjegjësuese dhe politike, kërkojmë nga të gjithë qytetarët vullnetmirë shprehjen e solidaritetit financiar. Mjaft dashamirës dhe mbështetës, si brenda edhe jashtë vendit, na kanë ndihmuar me sa kanë mundur. Edhe 100 lekë duan të thonë shumë kur jepen me zemër.

Kushdo që ka mundësi të na ndihmojë, mund të na vizitojë në ambientet e qendrës tonë sociale Logu i Shkëndijës, ose mund të përdorë llogarinë bankare si më poshtë:
Nr. llogarie: 0011047785 (Raiffeisen Bank),
IBAN: AL30202112400000000011047785,
Kodi Swift: SGSBALTX. 

Zemrat bashkë, mendjet bashkë! 
E ardhmja është e të gjithëve!

Skip to content