
Prej disa javësh operatorët e Albacall, një prej call center-ave më të mëdhenj në Shqipëri, janë organizuar për të kundërshtuar një vendim absurd dhe të padrejtë të kompanisë, vendim i cili iu ul ndjeshëm pagën një numri të konsiderueshëm të punëtorëve.
Përkundër kërkesave dhe peticionit të ndërmarrë nga punëtorët, kompania jo vetëm që nuk ka plotësuar kërkesat, por ka thirrur në ndihmë Inspektoriatin Shtetëror të Punës. Ky institucion në vend që të mbrojë punëtorët, është bërë bashkë me kompaninë pikërisht kundër operatorëve!
Shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për operatorët e Albacall si dhe për Sindikatën Solidariteti, e cila ka dhënë një ndihmë të madhe për këtë rast.
Punëtorët e bashkuar kanë për të fituar!