
Përgjimet e fundit të publikuara nga gazeta Bild dëshmuan publikisht se si qeveria e sotme, ashtu si paraardhëset e 3 dekadave të fundit, përdorin dy mekanizma për të siguruar votat e pushtetit: aparatin shtetëror dhe lidhjet me oligarkinë.
Shantazhi dhe kërcënimi – jo liria e zgjedhjes – janë mjetet që legjitimojnë pushtetin. Shantazhi për largimin nga puna e punonjësve të administratës shtetërore dhe të bizneseve private – kërcënimi për një jetë në skamje e varfëri.
Shitja e votës për 5000 lekë të paktën mbart bindjen se ‘shërbëtorët e popullit’ janë në fakt hajdutë. Hedhja e votës lirisht për njërën apo tjetrën palë mbart vetëm iluzionin se hajdutët do t’i shërbejnë popullit.
Kur lirinë për të zgjedhur nuk e kanë të gjithë por vetëm një pjesë e popullit, atëherë shkuarja në votime nuk është më pjesëmarrje në vullnetin kolektiv, por në rastin më të mirë iluzionin vetjak se duke votuar mund të ndryshohet diçka.
Refuzoje procesin dhe mos u bëj pjesë e legjitimimit të bandave partiako-oligarke.
BOJKOTO
ORGANIZOHU në
ORGANIZOHU në
ORGANIZOHU në
/Organizata Politike/