Mbi gjobat politike të Bashkisë Tiranë për manifestimin

65271872 2180454482080059 3438153884890038272 n

Nё protestёn e organizuar ditёn e djeshme nga Organizata Politike, nёn sloganin “Kjo nuk ёshtё lufta jonё”, nuk kishte si tё mungonte edhe prania e policisё sё bashkisё sё Erion Veliajt. Teksa shkatёrrimi i hapёsirave tё gjelbra nё qytet ka ndodhur me firmёn dhe vulёn e Erionit, ku nё vitin 2018 rezulton njё rritje me 80% e hapёsirёs sё dhёnё pёr ndёrtimin e kullave tё oligarkёve, policёt e tij na vendosёn gjobёn maksimale prej 20.000 lekёsh (tё reja) sepse kishim lidhur banderolat tona me spango te pemёt rreth sheshit tё Partizanit tё Panjohur. Kjo gjobё ёshtё nё shkelje tё vetё Vendimit tё Kёshillit Bashkiak nr. 156, tё cilit i referohet. Te neni 7, pika 4, shkruhet: “Ne rastin kur subjekti kundervajtjes rezulton, se eshte i padenuar administrativisht per shkeljen e konstatuar, atehere struktura konstatuese vepron duke vendosur fillimisht denimin administrativ “Paralajmerimit me shkrim” (sic). 

Policia e institucionit publik ёshtё pёrpjekur vazhdimisht ta prishё tubimin duke na kёrcёnuar se do na shoqёrojё nё komisariat sepse po “lёndonim pemёt”. Punonjёsi i Policisё Bashkiake i cili e konstatoi shkeljen, z. Benardo Gjyla, ndoshta me vullnetin e tij tё lirё, ёshtё duke promovuar fushatёn elektorale tё shefit tё tij.

Skip to content