Në Shqipëri gjobitesh për dy banderola!

65055392 2180185245440316 5638411256344870912 o

Që në fillim të protestës së djeshme, pranë aktivistëve të Organizatës Politike janë afruar grupe policësh bashkiakë të cilët, në kundërshtim me ligjin dhe arsyen njerëzore, kanë kërkuar që të heqim banderolat që kujtonin përgjegjësinë e Erion Veliajt për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe shprehnin qëndrimin tonë distancues nga lufta e pisët e bandave partiake. Për shkak se policët nuk dinin të tregonin bazën ligjore të pretendimit të tyre, madje as merrnin vesh nga botanika për të na shpjeguar se si u dëmtokan dy pemë dhe dy shtylla nga lidhja e përkohshme me spango, ne refuzuam t’i bindeshim urdhrit të tyre. Në fund të protestës, njëri prej tyre – me probleme drejtshkrimi – i vendosi gjobë 20’000 lekë (të reja) njërit prej aktivistëve tanë.

Një veprim i tillë nuk është thjesht absurd, as budallallëk i një grupi policësh të rrahur nga dielli. Ai është gjesti ngacmues i një pushteti në degradim e sipër që ka frikë nga çdo grumbullim i pavarur qytetarësh.

Sidoqoftë, lufta jonë kundër paudhësive dhe autoritarizmit në rritje të çiftit pervers Rama-Veliaj nuk do të ndalet. Një ditë të gjithë ne, shumësia e papërfillur shoqërore, do të fitojmë. Mjerë banditët me kollare pastaj!

Skip to content