2 punëtorë të vdekur në 24 orë

44500512 1816356058489905 903145959226081280 n

Dje, në një fabrikë çementoje në Elbasan, ka gjetur vdekjen punëtori 57-vjeçar Musa Sula dhe është aksidentuar rëndë Tomor Mjekërzaku, 65 vjeç. Ndërkohë mbrëmë në Fier ka gjetur vdekjen motoristi/shpërndarës i picave 56-vjeçari S.M.

Si gjithmonë, Policia dhe Inspektoriati i Punës bëhen të gjallë vetëm në raste vdekjesh, por edhe në kësi rastesh, me arrestimet e teknikëve të ulët, ata nuk e cenojnë fenomenin famëkeq të vdekjes në punë.

Fitimet me sa më pak kosto nga ana e pronarëve dhe mosinspektimi në kohë e i rregullt i kushteve të punës po e rrisin nga java në javë dhe nga viti në vit bilancin tragjik të vdekjeve në vendin e punës.

Ne si aktivistë shqetësohemi seriozisht për fatin e punëtorëve dhe sidomos të motoristëve të shpërndarjes së ushqimit, puna e të cilëve ka rrezikshmëri të lartë dhe masa të pakta sigurie.

Punëtorët janë ata që krijojnë pasuritë dhe meritojnë jetë dinjitoze, jo vdekje të dhunshme.

Skip to content