
“Asgjë s’është më e rëndësishme sesa ndalimi i fashizmit sepse fashizmi do të na ndalë neve të gjithëve. Ne nuk i urrejmë Të Bardhët. Ne urrejmë shtypësit, qofshin ata Të Bardhë, Të Zinj, Të Kaftë apo Të Verdhë. Ne do punojmë me këdo, do bashkohemi me këdo që ka revolucionin në mendjen e vet. Por kushdo që vjen në komunitetin tonë dhe ngre diçka që nuk i përgjigjet nevojave të masave, do ta kap nga zverku dhe do ta rrah me një gazetë të Panterës së Zezë.”
Fred Hampton.
Më 30 gusht 1948, anëtari i Panterës së Zezë Fred Hampton lindi në Summit, Illinois. Një revolucionar vizionar, ai luajti një rol kyç në krijimin e lidhjeve mes Panterave dhe klasës punëtore të bardhë dhe radikalëve latinë. Aleancat u lidhën përgjatë linjave klasore, me një kundërshtar të përbashkët: elitën ekonomiko-politike të Çikagos.
Ai u vra nga policia ndërsa flinte në moshën 21 vjeç.