Ç’lajm i trishtë!

38412066 1709726549152857 8346362624367132672 o

Ditën e djeshme, pas një kontakti fatal me rrymën elektrike, humbi jetën 51 vjeçari Frrok Bregu, i papunë dhe baba i tetë fëmijëve. Për shkak të varfërisë ekstreme në të cilën jetonte familja e tij – me katër mijë lekë të reja asistencë sociale në një shtëpi gjysëm të shembur – ai nuk mundi t’i paguante faturat dhe kështu ÇEZ-i i kish’ prerë rrymën prej thuajse dy javesh. Në këto kushte, i ndjeri tentoi ta bënte vetë lidhjen elektrike duke rrezikuar jo vetëm burgun, por edhe vdekjen.

Ky është shteti ku qytetarët flaken në mëshirë të fatit: pa punë, pa bukë, pa strehë, pa energji elektrike dhe pa siguri për jetën. Shteti me qeverinë që u rropi me dhunë 350 milionë euro qytetarëve të tij për të paguar pazaret e pista me ÇEZ-in, çka çoi në 2500 kryefamiljarë të proceduar penalisht dhe disa të vdekur. Ky është shteti që u grabit para të varfërve për të majmur të pasurit me koncesione.

Ky shtet është armik për Frrok Bregun dhe të gjithe njerezit e ndershëm të këtij vendi.

Ngushëllime për familjarët e të ndjerit!

Skip to content