Kërkojmë drejtësi për Artur Mjeshtrin

37358781 1685731418219037 3001424005161811968 o

Me datë 13 korrik vdiq minatori 31 vjeçar Artur Mjeshtri. Me 14 korrik ai u varros dhe askush nuk guxoi të flasë për fatin e tij, as bashkëqytetarët. Arturi u aksidentua rëndë dy javë më parë në minierat e Bulqizës dhe u transportua për në Tiranë.

Heshtja e policisë, e medias, e sindikatës, e inspektoratit të punës dhe madje edhe e vet spitalit ku luftoi ashpër me vdekjen, është paligjshmëri dhe poshtërsi. Përveç jetës, minatorëve po u vjedhin edhe vdekjen.

Kërkojmë zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes dhe identifikimin e firmës bashkë me pronarët e saj, si dhe përgjegjësit përkatës. Jeta e njeriut është mê e shenjtë se numrat në llogaritë bankare të shfrytëzuesve me dhe pa kollare.

Bulqiza nuk mund të jetë më varr masiv për kriminelët e zonës dhe oligarkët e Tiranës.

Skip to content