Mbështesim fort dhe solidarizohemi me kauzën e popullit palestinez

Fotografia e Organizata Politike

Pamjet dramatike të ditës së djeshme, ku gjatë protestës së popullit palestinez për të drejta themelore kombëtare dhe njerëzore shteti i Izraelit vrau mbi 50 civilë dhe plagosi mbi 2 mijë të tjerë, na shokuan edhe ne, si çdo qytetar e grupim tjetër të ndërgjegjshëm anekënd botës.

Lojërat gjeopolitike me fatet e popujve dhe kundërpërgjigja me plumba ndaj gishtave dhe gurëve të protestuesve, përveçse shprehje e një force jolegjitime, janë edhe përsëritje tragjike e historisë, përsëritje që ka krijuar plagë të thella në trupat dhe ndërgjegjet e shumë popujve.

Ne, aktivistët e Organizatës Politike, besojmë fuqimisht tek e drejta e popujve për barazi dhe vetëvendosje si kusht për të jetuar në një shoqëri të drejtë dhe demokratike. Prandaj, mbështesim fort dhe solidarizohemi me kauzën e popullit palestinez, i cili, me historinë e vuajtjeve dhe të rezistencës dhjetëravjeçare, meriton të ketë shtetin e tij, në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, dhe të jetojë i lirë dhe i begatë.

– ORGANIZATA POLITIKE

Skip to content