
Ky është Fadi Abu Salah, 29 vjeç, i vrarë dje në protestën paqësore të popullit palestinez nga forcat ushatarake izraelite. Fadi i humbi të dyja këmbët në vitin 2008 nga një sulm ajror mbi qytetin e Gazës, por pavarësisht gjymtimit, bashkë me djem e vajza të dëmtuara prej luftës, nuk e ndaloi rezistencën kundër shtypjes dhe aparteidit.
Fadi Abu Salah, ashtu si e burgosura politike 17 vjeçare Ahed Tamimi, si dhe dhjetra adoleshentë të tjerë të prangosur, janë shpresa dhe garancia e lirisë për njerëzit e Palestinës. Janë shembuj frymëzimi për njerëzit e varfër e të nënshtruar të gjithë botës.