Kjo shprehje shkruhej në pankartën e një vogëlushi gjatë marshimit funebër në kujtim të 27-vjeçarit Enea Ftoi, i cili u gjend i vdekur në rrethana të dyshimta në komisariatin e qytetit të Korçës.
Prej dy ditësh, familjarët e të ndjerit aludojnë për shenja dhune në trupin e viktimës dhe akuzojnë policinë për racizëm dhe mohim të t’drejtave elementare të njeriut.
Dhuna fizike dhe verbale në komisariatet e policisë ka çuar në disa vdekje brenda pak vitesh, ku rasti më flagrant është ai i 20-vjeçarit Estref Halili që u shty drejt vetëvrasjes pas presionit psikologjik në polici. Policia, me thellimin e pabarazisë dhe nënshtrimin e shtetit ndaj oligarkëve, është kthyer në mjet brutal dhune kundër qytetarëve më të varfër të vendit.
Ashtu si vogëlushi, edhe ne kërkojmë drejtësi për 27 vjeçarin Enea Ftoi.