Zhan-Pol Sartri

30739753 1568984109893769 853986725628739584 o

Më 15 prill 1980, vdes në Paris shkrimtari i papërsëritshëm ekzistencialist dhe teoricieni i së majtës Zhan-Pol Sartri.

Shkrues i një numri të madh novelash dhe romanesh, ndër më të njohurat “Muri”, “Neveria”, ” Mosha e arsyes”, “Duar të ndyra” etj., Sartri trajtoi çështjet themelore të ekzistencës njerëzore në kohërat e trazuara të shek. XX.

Në rafshin teorik, Sartri njihet botërisht për veprat “Ekzistencializmi është humanizëm”, “Qënia dhe hiçi”, “Kritika e arsyes dialektike” etj., ku shpalos konceptin e tij të lirisë, subjektivitetit, angazhimit si dhe zhvillon një kritikë të larmishme ndaj redukimit të marksizmit prej partisë-shtet, teori të cilën e çmon si të pakapërcyeshme për shekullin e tij.

Sa i përket aktivizmit politik, Sartri, ndryshe nga shumë intelekualë të kohës të cilët qëndronin në pozita dogmatike dhe shoviniste, mori pjesë në mënyrë aktive në revoltat e Majit ’68 si dhe u bë partizan i pavarësisë së Algjerisë, çka shkaktoi skandal në opinionin zyrtar të kohës.

Veprat e Sartrit, me temat letrare dhe konceptet filozofike, vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm për formimin intelektual të rinisë shkollore dhe studiohen në shumë universitete të botës. Prej kohësh, disa vepra mjaft të rëndësishme të tij janë përkthyer edhe në shqip.

Skip to content