Në manifestimin për barazi dhe drejtësi të 8 marsit në Kombinat, aktivistët arritën të shpërndanin dhjetra fletushka për ato pak gra të fasonerive të cilat sot nuk e kishin ditë feste por pune, të diskutonin me qytetarë dhe pensionistë, me burra dhe djem të papunë, bashkë me studentë dhe aktivistë të çështjeve sociale.

U fol për historinë tjetër të 8 marsit, për pozitën e gruas në shoqëri, për situatën e përgjithshme të popullatës, për dominimin gjinor dhe shfrytezimin ekonomik, si dhe për nevojën e domosdoshme të organizimit sindikal. Gjithashtu, edhe për të vazhduarit e mëtejshme të rezistencës në Kombinat.
Barazi… edhe gjinore!
