Sot, 5 minatorë kanë mbetur të plagosur rëndë në thellësitë e minierës së Klosit. Këto ngjarje dramatike vijojnë të shpërfaqin faktin se minierat e veriut të vendit janë kthyer në ferrnajë danteske që ushqehet me jetë njerëzish dhe ku askush nuk mban përgjegjësi për askënd.

Madje të akuzuarit gjithnjë si fajtorë janë vetë viktimat dhe jo xhelatët e tyre, padronët e etur për fitime dhe shtetarët e zhytur gjer në fyt, që vazhdojnë të mbyllin sytë karshi gropave të zeza që po marrin përmasën e vrasjes dhe varrit masiv social.
Punëtorët anembanë vendit ndodhen në gjendje mjaft të vështirë, ku përveç bukës, nuk janë të sigurtë as për jetën e tyre, paçka se shtojnë me shpejtësi zerot e bosave në llogaritë bankare. Punëtorët, sot, më shumë se kurrë kanë nevojë të bashkohen për veprim. Për jetë, bukë dhe dinjitet.
PUNËTORË TË TË GJITHË VENDIT, BASHKOHUNI!
