Protesta e naftëtarëve

26113742 1456451517813696 2933664841278417518 n

Sot në orën 9 naftëtarët do të mblidhen për të protestuar përpara Prefekturës së Fierit. Pavarësisht detyrimeve ligjore të firmës dhe premtimeve të kryeministrit, qindra naftëtarë janë pa punë prej një muaji, kanë disa paga pa marrë dhe për shumë muaj nuk u janë paguar sigurimet shoqërore. Ata shprehen se, në rast mosrespektimi të të drejtave të tyre për punë dhe pagë, do t’i përshkallëzojnë aktet e rezistencës.

Përditë e më shumë naftëtarët dhe të gjithë punëtorët e Shqipërisë po vetëdijesohen se pronarët dhe pushtetarët politikë ekzistojnë vetëm për të jetuar në kurriz të tyre dhe të mbarë shoqërisë. Të shfrytëzuar e të tradhtuar, ata nuk kanë ku t’i varin më shpresat veçse te njëri-tjetri dhe solidarizimi i gjithkujt tjetër që aspiron drejtësi shoqërore.

Aktivistët e Organizatës Politike i përkrahin kërkesat e tyre dhe janë të gatshëm ta shprehin solidaritetin edhe fizikisht, në Ballsh, Fier apo Tiranë.

Me punëtorët kudo, kurdoherë dhe pa kushte!

Skip to content