
Protesta e naftëtarëve të Ballshit u mbyll me premtimin e ministrit Gjiknuri dhe Ahmetaj se do detyrojnë administratorin e rafinerisë që të marrë kredi bankare për të shlyer pagat e prapambetura të nëntorit dhe dhjetorit deri nesër në mesditë.
Nëqoftëse ky premtim – sa patetik e qesharak për dy ministra përgjegjës për industrinë dhe ekonominë e vendit, aq edhe jetik për punëtorët e rafinerisë – nuk përmbushet deri nesër, punëtorët do t’i rikthehen protestave.
Viti i ri kalendarik, në vend se t’i gjente pranë familjeve me një shpërblim shtesë për kontributin e tyre në ekonominë e vendit, duket se do t’i gjejë punëtorët duke u ndeshur me një palo shtet që u mohon djersën e punës së tyre për fryrjen e xhepave të pronarëve.
Me punëtorët!