
Një tjetër minator ka gjetur vdekjen sot në minierat e Bulqizës. Ai është Eduart Dama, 20 vjeç, zënë poshtë nga shembia e një masivi dheu. Fenomen i përsëritur ky që numëron disa të vdekur brenda pak kohësh.
Ironikisht, tri ditë më parë, kryeministri Rama çfarë nuk i premtoi popullit bulqizak, rrugë dhe bashkëqeverisje, por as që e ceku dramën e minierave, të cilat po përpijnë jetët e sa e sa njerëzve.
Sepse kryeministri e ka më të lehtë të premtojë parajsën sesa të inspektojë ferrin e minierës dhe zotërit e saj.
SOLIDARITET ME MINATORET.