
Me 19 gusht të 1936-s, kapet për t’u ekzekutuar prej trupave frankistë poeti i madh i lirisë Frederiko Garsia Lorka.
Në vitet ’20, studioi për letërsi dhe u angazhua në rrethet artistike avant-garde të Spanjës, ku publikoi edhe krijimet e para letrare. Ndërsa në ditët e nxehta të ’36, bashkë me Rafael Albertin dhe 300 intelektualë tjerë spanjollë, mbështeti hapur Frontin Popullor.
Me 17 gusht u kap në qytetin e Granadës për t’u vrarë dy ditë më pas pa një proçes të rregullt pranë vendit të quajtur “Burimi i Lotëve”. Trupi i poetit vazhdon të mbetet i zhdukur edhe sot, por jo forca e fjalës dhe kitara në zemrën e tij.
“Poezi para pushkatimit” është një ndër poezitë e fundit, e ndoshta, edhe poezia e jetës së tij:
E ç’është njeriu pa liri?
Oh Marianë, më thuaj!
Më thuaj, si mundem të të dashuroj
nëse unë nuk jam i lirë? Më thuaj!
Më thuaj si mundem të ta dhuroj zemren time, nëse ajo nuk është e imja më?