
“Çfarë duan këta që të më ndihmojnë? Të hipi në majë të vinçit? T’i vë flakën vetes? Ku të shkoj të mbytem? Jam i harruar. I shkelur me këmbë. Kam nxjerrë shtëpinë në shitje, shteti nuk më ka dhënë asgjë” – thotë Petrit Nelaj, polic i burgjeve, diagnostikuar me kancer.
Së pari, ne si aktivistë solidarizohemi me Petritin dhe peripecitë e tij në mbrojtje të jetës.
Së dyti, dënojmë fuqimisht standartet e dyfishta: politikanët që kurohen me para publike në spitalet evropiane dhe braktisjen në mëshirë të fatit të nëpunësit të vogël e të varfër.
Së treti, u’a kemi këshilluar pa ndalim nëpër protestat tona policëve të shumtë të mos bëhen leva qeveritarësh të korruptuar, se edhe ata janë popull, pavarësisht uniformës.
E nëse nuk guxojnë të bashkohen hapur me fjalët tona, të paktën, le të solidarizohen me kolegun e tyre.