Arrestohen aktivistë të Organizatës Politike

19366622 1276009799191203 6826121576855937018 n

Për të dytën natë aktivistët e Organizatës Politike kanë pikturuar në muret e qytetit fytyrat e tre keqbërësve që garojnë mes tyre se kush do t’ia bëjë më të thellë dhe më shpejt gropën vendit tonë. Tri prej tyre, Hajdi Bengu, Kosta Çipi dhe Klodi Leka, janë ndaluar në aksion e sipër nga disa policë me veshje civile dhe janë shoqëruar në komisariatin nr. 1, në të cilin vazhdojnë të mbahet prej rreth 10 orësh. Në Shqipëri, ku policisë i kalojnë hashashi dhe kriminelët si miu nën mustaqe, ka gjithmonë zell të madh për të penguar dhe përndjekur aktivistët në shprehjen publike të mendimit të tyre politik.

Pavarësisht mbajtjes me orë të tëra në komisariate dhe kërcënimit me ndjekje penale apo gjoba, aktivistët e Organizatës Politike do t’ua kujtojnë përnatë bashkëqytetarëve fytyrat e keqbërësve. Përmes tyre do ta intensifikojmë aksionin tonë ndërgjegjësues për bojkotimin e këtyre zgjedhjeve dhe shtrimin e udhës së përbashkët të ngritjes së një lëvizjeje të gjerë antisistemore, që u thërret parimeve më të larta të drejtësisë shoqërore.

Lironi aktivistët! Kapni keqbërësit!

Skip to content