Asgjë e mirë prej kësaj klase politike

auto rama basha pakti1512459410

Kjo marrëveshja e famshme nuk është gjë tjetër veçse pazari i radhës i oligarkëve, këtë e dinë të gjithë, përfshirë edhe vetë ata militantë që i’u shkojnë nga mbrapa partive: të rinj dhe të vjetër. Nuk mund të dalë askush sot dhe të thotë se besoj sinqerisht te Rama, te Basha apo te Meta! Dmth përtej interesit vetjak të atyre që sot ndjekin këtë apo atë parti (ku një pjesë edhe mund të mirëkuptohet pse e bën), dikush që beson me të vërtetë se Rama, Basha, Meta, Veliaj dhe e gjithë klasa politike aktuale po punon për interesin publik, dmth për shoqërinë, ‘për të mirën e të gjithëve’, duhet të jetë me të vërtetë budalla.

Asgjë e mirë nuk na ka ardhur prej klasës tonë politike dhe asgjë e mirë nuk do të vijë. Të gjithë janë provuar në pozita të pushtetit dhe të gjithë e kanë parë se cfarë janë të aftë të bëjnë ata në ato pozita. Marrim përshembull Lulzim Bashën, pretendentin kryesor për kryeministër. Ai nuk është thjeshtë një hajdut, pavarësisht në i’u pëlqen disave apo jo, (po kush e vret mendjen në fund të fundit për PD-istat), ai u tregua i gatshëm te zbatoje/japë urdhër për tu qëlluar mbi protestues të paarmatosur me qëllim për të mbrojtur atë që ai, Sali Berisha dhe Ilir Meta kishin vjedhur, ai është pretendenti për kryeministër që i ka tashmë duart në gjak. Ilir Meta nuk dimë të ketë vrarë njeri por me profilin e tij edhe nëse do e bënte, do e bënte ashtu sic i shkon atij përshtat: me qetësi dhe dashuri, ne gjithsesi nuk do e mësonim kurrë. Edi Rama? Mjafton po ashtu të përmendim 21 Janarin dhe nuk kemi pse zgjatemi më shumë.

Askush nga këta nuk e ka as dëshirën, as guximin dhe as mendjen të sjellë dicka të mirë për shoqërinë, vecanërisht për pjesën me nevojtare të shoqërisë; për punëtorët e keqpaguar, për studentët pa të ardhme, për të papunët, për të pastrehët, për të sëmurët, për të përjashtuarit e periferive, per dyqanxhiun, per fshatarin etj etj. Ne sot kemi nevojë për njerëz që të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, që duan ta ndërtojnë një shoqëri të drejtë, që angazohen për ta bërë atë realitet dhe që kanë vendosmerine për të bërë gjënë e drejtë pavarësisht kostos.

Kjo marrëveshje dhe këto zgjedhje, pavarësisht ditës kur do mbahen dhe partive që do marrin pjesë, janë thjeshtë farsa e radhës pjesë e të cilës nuk duhet të bëhemi.

Skip to content