Raport i Fondit Monetar Ndërkombëtar

18057175 1205175649607952 3542592013372249643 n 1

Në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria rënditet në vendin e 106 sa i përket të ardhurave për frymë, me 4200$, aq sa 11 vite me parë, duke mos lëvizur asnjë cent. Mirëpo, përveç matjes abstrakte, si pjesëtimi për frymë i pasurisë kombëtare, a thua se paratë e njerëzve të pasur janë edhe të të varfërve dhe një qytetar konsumoka 400$ në muaj, është interesante të konstatohet rritja e pasurisë së shtresës së lartë.

Sipas raportit të “World Ultra Wealth Report 2012-’13”, ndonëse të 106 në të ardhura, Shqipëria rënditet e 37 në Europë sa u përket miliardierëve, ku 55 individë kanë një pasuri prej 7 miliard dollarësh. Biznesmenë që nuk e kanë ndërtuar pasurinë e tyre përmes industrisë prodhuese, por tregtisë, medias, betonit dhe hidrokarbureve, sektorë këta të njohur për lidhjet e tyre me qeveritë, si me financimin e fushatave, lejet e ndërtimit, dhënien me konçension të publikes, ligje e politika favorizuese, etj – duke krijuar një pasuri të fuqishme e të sigurtë për veten, dhe një ekonomi të vogël e të paqëndrushme për ne të tjerët.

Kjo pasuri përallore nuk është gjë tjetër veçse ferri i punës pagëpakë për mijëra e mijëra punëtorë që jetojnë në kufinjtë e varfërisë ekstreme, në një vend, ku minimumi jetik nuk i kalon 16 mijë lekët dhe shumica e banorëve jeton me 4 dollarë në ditë. Kjo situatë është rrjedhojë e privatizimeve të ashpra neoliberale, konçensionarizimit korruptiv të burimeve kyçe minerare, mbytjes së bujqësisë dhe industrisë ushqimore me mallra importi, etj. Por kjo histori nuk mund të vazhdojë kështu. Paqja sociale është në rrezik serioz prej pabarazisë dhe përvetësimit privat të t’mirave shoqërore, dhe për fat të keq, qeveria bashkë me mekanizmat e tjerë nuk kanë as vizionin dhe as vullnetin për të bërë diçka.

Skip to content