Proçedimi penal i popullit duhet të marrë fund sa më shpejt

18119251 1209537789171738 230841458406893327 n

Lush Lushi, një fermer i vogël shkodran, ka arritur të bllokojë për disa minuta rrugën nacionale me gjedhët e tij, si akt proteste kundër vjedhjes së dëmshpërblimeve shtetërore për bagëtinë, që pretendon se ia kanë bërë burokratët e Drejtorisë Bujqësore. Një akt ky, që mediat qeveritare e shitën me të madhe si “çmenduri e militantit partiak”, pa verifikuar asgje sigurisht, por që rezulton tjetërçka, shqetësim i njeriut të thjeshtë e punëtor. Por, përveç kësaj, hetimi politik dhe procedimi penal që i ka bërë prokuroria bashkë me policinë, duke akuzuar qeveritarisht këdo që kundërshton si “shqupist” dhe “ligjthyes”, dëshmon karakterin dhunues të pushtetit. Si gjithnjë, ndaj të vjedhurve dhe hallexhinjve.

Pro çedimi penal i popullit, paçka se modë bashkëkohore, duhet të marrë fund sa më shpejt. Në të kundërt do të ketë kosto të mëdha sa i përket jetës sociale dhe demokratike të vendit.

Skip to content