
Nëse një qytetar i thjeshtë nuk paguan rrymën elektrike, ai shkon në burg. Nëse një punëtor ndërton shtëpinë pa leje, ai shkon në burg. Nëse njeriu i varfër vjedh një çamçakëz, ai shkon në burg. Por nëse një politikan abuzon me pasurinë publike, u shkatërron shtëpitë dhe u merr jetën të tjerëve, ai bën një ligj që fal veten dhe sojin e tij. Ky ligj është neni 449 – neni që synon të groposë krimet e kryera në kurriz të Shoqërisë dhe Shqipërisë.
Prandaj, ftojmë të gjithë qytetarët dhe mbështetësit tanë të bashkohen nesër [të martën] në ora 17:30 te Parku Rinia për të kundërshtuar amnistimin e poshtërsive të paharrueshme të politikës.
Bashkohu!