Sipas “Bankës Botërore” Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të vetëvrasjeve në Europë. 4 në 100 mijë banorë vetëvriten. Përse? Për gazetarët dhe qeverinë motivet mbeten gjithnjë misterioze, ndërsa morali shoqëror përpiqet t’i mbulojë me arsyetimin e paqëndrueshmërisë psikologjike. Por nuk është kështu.
Shumica dërmuese e viktimave i kanë dhënë fund jetës në kushtet e varfërisë ekstreme. Mbi 12 të tjerë janë vetëvrarë prej reformës represive në energjitikë. Që nga Qamil Zela tek Klajdi Muça, të dy kryefamiljarë që nuk patën me çfarë të paguanin faturat e fryra elektrike. Pastaj të mos harrojmë Estref Halilin, 22 vjeçarin që i dha fund jetës në qelinë e burgut pas dhunimit psikologjik të policisë per një cigare cannabis. E shumë e shumë të tjerë.
Depresioni, që çon edhe në vetëvrasje, nuk është veç viktimor, por edhe politik. Papunësia, mungesa e prespektivës dhe “reformat e dhimbshme” qeveritare po çojnë sa e sa qytetarë drejt çmendisë dhe litarit. Fajësimi i individit për gjendjen ku ndodhet, siç bën ideologjia sunduese, është një tjetër motiv.
Prandaj, ajo çka duhet bërë është rikonceptimi i fajit. Jo fajësim i vetes, por fajësimi i atyre që dhunojnë një popull të tërë me politika shtrënguese, ndërsa vetë pasurohen çdo ditë e më shumë. Ne nuk duhet te vetevritemi, por te vrasim friken brenda nesh dhe dyshimin tek te tjeret, te vrasim politikisht permes aktivizimit, ata qe vrasin qytetaret dhe Shqiperine.
Depresioni luftohet jo me vuajtje, por me politizim të motiveve sociale dhe organizim kolektiv të shpresës.