Edhe punëtorët e call center-ave kanë nisur të ngrenë krye

Call Center 1024x683 1024x683 1

Për shumicën e punëtorëve sot, pronari apo edhe mbikëqyrësi është mali që s’bëzan i Migjenit. Por një organizim mes njëri-tjetrit i bën të kuptojë atyre jo vetëm forcën që bartin brenda vetes, por mbi të gjitha që forca e tyre e bashkuar e shkundka edhe malin qe s’bëzan e i tregojnë këtij të fundit që të drejtat e tyre nuk mund të mbeten vetëm në letër e ai mund të hedhë valle mbi to. E treguan këtë më së miri ditën e premte punëtorët e një call center-i në Tiranë, të cilët duke u bashkuar dhe bojkotuar për disa orë punën arritën të kthenin mbrapsht një vendim tërësisht arbitrar e të palogjikshëm. Ky moment bashkimi sigurisht që ka dy rrjedhoja të rëndësishme: së pari, vetëdijësimi i punëtorit për forcën e tij; së dyti, punëdhënësi ndërgjegjësohet njëherë e mirë që punëtorët nuk janë delet e tij, por qënie të vetëdijshme për rëndësinë dhe forcën e tyre punëtore.

Disa fitore mund të jenë të vogla, por rëndësia e tyre është e madhe.

Skip to content