
1. Reklamat e kapitalit në rrugët tiranase kanë marrë përmasa perverse, përveçse të gënjeshtërta, me shpërdorimin e njeriut të thjeshtë dhe punëtor.
2. Askush nuk mund të marrë kredi nëse nuk ka një pronë të vlefshme për të lënë peng.
3. Askush me pagë të ulët dhe mesatare nuk mund të përballojë kredinë e blerjes së shtëpisë, normat dhe këstet, sidomos në kushte pasigurie të punës dhe pagës
4. Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë ndër më të lartat në Europë në raport me fuqinë blerëse të popullatës.
5. Çështja e strehimit nuk zgjidhet me reklama të hiperbolizuara kredishë bankare por me politika strategjike sociale.
6. Me gjasë, gruaja e re në foto do të plakej si gruaja ngjitur shumë më para kohe për shkak të kokëçarjes së kredisë dhe jetës që vijon kështuqë.. mos u besoni!
Strehimi është e drejtë njerëzore, jo privilegj bankar.