
THIRRJE PER SOLIDARIZIM ME BANORET E ZHARREZES
Banorët e Zharrëzës, një prej shumë periferive të harruara nga vëmendja e gjithkujt, kanë nisur kalvarin e tyre të gjatë drejt qendrës.
-Në qendër bëhen pazaret mbi shfrytëzimin e paskrupullt të burimeve të nëntokës së periferisë;
-Në periferi shtëpitë thërrmohen dita-ditës për minimizimin e kostove dhe maksimizimin e fitimit të Bankers Petroleum;
-Në qendër “faktori ndërkombëtar” ndërhyn te institucionet e hetimit për interes të kompanisë së huaj;
-Në periferi “ekspertët” e vendit dhe të huaj bëjnë fjalë për fatkeqësi natyrore.
Pas një greve shumëditore banorët vendosën që simbolikisht të rrugëtojnë me këmbë drejt qendrës, për t’i prishur rehatinë politikanëve të korruptuar, institucioneve të diskredituara dhe ambasadorëve të shqetësuar për fitimin e kompanive shumëkombëshe.
Organizata Politike solidarizohet me banorët e Zharrëzës dhe i bashkohet përpjekjes së tyre për një jetë me dinjitet. I bëjmë thirrje gjithë mbështetësve dhe simpatizantëve tanë të na bashkohen.