Thirrje për bashkim dhe solidaritet!

16939462 1135814299877421 8551740790616288843 n

THIRRJE PËR BASHKIM DHE SOLIDARITET!

Ne, aktivistët e Organizatës Politike, ditën e nesërme në orën 12:00 do t’i bashkohemi marshimit të grevistëve të Zharrëzës te Zogu i Zi. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në shenjë solidariteti me këta banorë që shfrytëzimi korporativist dhe papërgjegjshmëria politike po u vë në rrezik serioz jetën dhe shtëpitë e ndërtuara me sakrifica. Zharrëza nuk është veç emri i një fshati në rrezik, por emërtimi aktual i drejtësisë.

#Për_jetën
#Për_shtëpitë
#MeZharrëzën

Skip to content