Përgjigje institucioneve kulturore

16729579 1128395603952624 6417783626642426478 n

“Dëshirojmë t’ju rikujtojmë se hapësira jonë publike do të mbetet jona edhe kur protestat mbarojnë! Ajo nuk e meriton të dhunohet!” – janë fjalët e pasqyruara në statusin në facebook të “Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës” ndaj grafiteve të Lëvizjes Për Universitetin, “Reforma nuk kalon”, “Arsim Publik Falas”, “Jemi studentë, Jo klientë”, të cilat janë shkruar në mjediset universitare. Asokohe i njëjti reagim erdhi edhe nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila “u frikësohej” këtyre parrullave duke u kërkuar qytetarëve mbrojtjen e objekteve monument kulture.

Nëse reagimi i universitarëve për mbrojtjen e arsimit publik, edhe nëpërmjet shkrimit të parrullave, quhet dhunim i hapësirës publike, atëherë çfarë mund të quhet mosreagimi i Ministres së Kulturës, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, apo heshtja e kryeministrit që hiqet si kulturëdashës dhe merr përsipër t’ju tregojë edhe shteteve fqinjë për kulturën e tyre, kur zhduken me dashje vlerat e rralla të trashëgimisë historike e kulturore në Durrës, në funksion të vjedhjes prej një projekti miliona eurosh?!

Sa më shumë vazhdojnë gërmimet nën Torrën Veneciane, aq më tepër zbulohen objekte të veçanta e me shumë vlerë. Po përse vallë askush nga autoritetet e mësipërme nuk flet se çfarë përfaqësojnë këto objekte?! A ka ndonjë vendim apo deklaratë të Ministrisë së Kulturës, të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, apo të kryeministrit delirant në deklaratat e tij të përjavshme, se si do procedohet me vazhdimin e këtij projekti klientelist në raport me rëndësinë që ka trashëgimia kulturore?!

Apo mos vallë këto institucione reagojnë virtualisht vetëm kur cënohet interesi privat i pushtetarëve, siç ishte ligji për arsimin e lartë?!

Skip to content