Logu i Shkëndijës

16830769 1243006409126018 519259208354747939 n

Një lajm i keq për të gjithë dashamirësit e Logut: ruspa e Erion Velisë këtë radhë do bjerë mbi çatinë tonë, për të ndërtuar më pas kullën e zakonshme të betonit. Nuk është vendi këtu për të denoncuar djaloshin e mirëkrehur që fitoi bashkinë me premtimin “zero beton”, por për të kërkuar ndihmën e të gjithëve ju që keni qenë pjesë e aktiviteteve tona dhe na keni mbështetur përherë me sa keni patur mundësi; herë me ndonjë libër, herë me ndonjë shishe raki, e herë tjetër me atmosferën festive.

JU KËRKOJMË TË NA NDIHMONI ME LAJMËRIME SHTËPISH PËRDHESE ME QIRA, MUNDËSISHT ME NDONJË OBORR, PAK A SHUMË SI HAPËSIRA EKZISTUESE (EDHE PËR PAK MUAJ) E LOGUT.

Ju falenderojmë për mbështetjen për ta ringritur edhe një herë Logun, këtë herë më të fortë dhe më të bukur!

Skip to content