Përplasja e dy botëve

energy oil well sunset 72dpi 1

Agim Myrdini, 62 vjeç, me 30 vjet punë mbi supe si naftëtar në uzinën e Ballshit, tentoi ti jepte sot fund jetës. Për një arsye të thjeshtë e të rëndë njëkohësisht: nuk kishte me ç’të ushqente fëmijët. 4 muaj pa rrogë. Lutja e fëmijës së tij për të mos e bërë aktin, të brente shpirtin, por Agimi u zmbraps vetëm kur u siguria se do të merrte rrogën e papaguar. Si prind, ajo lutje ja ka bërë copë zemrën, por frika se sërish do kthehej në shtëpi pa mundësinë për ti ushqyer do ketë qenë shumë herë më e fortë. Edhe një ditë tjetër, përballë syve të një fëmije të uritur ishte e pamundur për të. E pamundur! Kaq e thjeshtë dhe e rëndë njëkohësisht!

Nga ana tjetër, Alfred Peza, disa vite më i ri se Agimi e sigurisht me më pak vite punë, pa ju dridhur hiç qerpiku deklaron se me ndershmëri ka arritur të grumbullojë 1 mln Euro. Në gjithë këtë histori, ai ka vetëm një merak: një shok klase i të birit e ka vënë në lojë atë, për këtë “histori gazetash” e për t’i hequr mërzinë të birit kanë dalë për një drekë bashkë më pjesën tjetër të familjes.

Këto janë dy botë që duhet të përplasen sot. Dy botë që e njohin njëra-tjetrën, por bëjnë gjithçka që ti largohen, bash se e dinë se përplasja ka për të qenë e pashmangshme. Sot jo, por një ditë me siguri!

Skip to content