Alternativa: puna në landfillin e Sharrës

Në fillim u prishën shtëpitë dhe, në rastin më të mirë, i degdisën me çadra nëpër kapanone të largët. Pastaj u konfiskuan mjetet e punës me pretekstin e sigurisë rrugore. Tani ua bllokuan çdo mundësi për të siguruar bukën e gojës më shumë se 3000 mbledhësve individuale të mbetjeve të riciklueshme, duke u vënë drynin koshave të mbeturinave.

Alternativa: puna në landfillin e Sharrës, aty ku askush nuk mban përgjegjësi as për vrasjen e të miturve që punojnë pa siguracione, pa mjete pune dhe me gjysmën e pagës që ata fitojnë individualisht në rrugë, edhe ato të mjaftueshme vetëm për mbijetesë. Për të gjitha këto, për diskriminimin e vazhdueshëm që u bëhet, social e ekonomik, anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian na thërrasin në protestë nesër në orën 10:00 përpara Bashkisë së Tiranës, për të kërkuar mundësi punësimi, të drejtën për punë dhe të drejtën për një jetë dinjitoze.

Bashkohu!

Skip to content