Dokumentari “Kodrina e vdekjes”, i cili alarmoi pushtetin aq shumë saqë përmes presionit dhe censurës arritën deri në mbylljen e menjëhershme të programit ”Publicus”, është shfaqur në internet. Ky investigim hedh dritë mbi kushtet çnjerëzore të punës në landfillin e Sharrës dhe fokusohet në përfshirjen e drejtpërdrejtë të Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera shtetëror me rastin tragjik të vrasjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj: duke lejuar të punonin dhjetëra të mitur dhe pa asnjë kontratë pune; duke fshehur fillimisht krimin; duke marrë në mbrojtje pronarin-klient të landfillit, njëkohësisht edhe funksionar të Partisë Socialiste; duke penguar hetimet dhe duke i ndikuar ato; duke censuar dhe shantazhuar të ashtuquajturat ”media të lira”; etj.
Ju ftojmë që ta ndiqni këtë investigim dhe ta shpërndani sa më shumë. Krimi makabër ndaj Arditit jo vetëm që nuk mund të fshihet, por kërkon drejtësi, në mënyrë që shumë fëmijë të tjerë të mos kenë fatin e tij.