Bashkia e Kolonjës “shet” funksionet e veta për 72 mijë euro

kolonje 1

“Nëse mendoni se ka marrë fund marrëzia koncensionare e një qeverie që po bën ç’mos që të mos lërë asnjë pasuri publike pa privatizuar apo koncensionuar, gaboheni. Shpesh bëjmë shaka duke thënë “të japim me koncension edhe vetë qeverinë”, por me sa duket kjo e fundit po e bën seriozisht këtë gjë: besojeni ose jo, kanë nxjerrë në ankand për të dhënë me koncension një Bashki! Konkretisht, Bashkia e Kolonjës ka hapur tenderin për të transferuar tek një privat funksionet e Administrimit Financiar dhe Menaxherial për 4 vite në vazhdim. E gjithë kjo, vetëm pak kohë pasi satrapi kryeministër deklaroi që Kolonja ka rilindur pas pedonalizimit të sheshit qëndror të qytetit të Ersekës, që me gjasë nuk e arrin sipërfaqen e vilave përrallore të pushtetarëve tanë maskarenj.

Deri më tani kanë privatizuar dhe dhënë me koncension klientëve të tyre pothuajse çdo pasuri publike apo agjensi në shërbim të qytetarëve, me një afat sa disa-fishi i mandatit qeverisës që kanë dhe me një kosto marramendëse për qytetarët. Me sa duket tashmë duan të japin me koncension edhe vetë mandatin qeverisës. Pra, futen në fushatë zgjedhore, fitojnë me mënyrat e tyre (klienteliste, populiste, blerje votash e shantazhe) për të drejtuar një institucion publik dhe mendojnë se e kanë pronë të vetën që mund t’ia japin me qira kujtdo. Përse jo, mund t’ia japin në administrim baronëve të hashashit, emisarë direktë dhe me lidhje të drejtpërdrejta me pushtetin. Delirim dhe marrëzi që, përveç dëmit dhe kostos së paimagjinueshme në kurriz të qytetarëve, kalon çdo kufi të arsyes!

Sot më shumë se kurrë, Shqipëria e rilindjes së çdo të keqeje të së shkuarës ngjan me Kilin nën fashizmin pinoçetian, i cili u shndërrua në arenë eksperimentale të reformave neoliberale. E njëjta gjë po ndodh në Shqipëri: eksperimente delirante ultra-neoliberale, të ndërthurura me ultra-korrupsion dhe ultra-kriminalizim, me pasoja marramendëse për qytetarët. Pa harruar që qasja e Ramës në pushtet ndaj të varfërve, shtresave në nevojë, grupeve të margjinalizuara, shkon përtej “shtetit të fortë”, drejt fashizmit. Prandaj, si kundërpërgjigje ndaj katastrofës alla-pinoçetiane që prej kohësh e kemi në prag, është i domosdoshëm një organizim i fuqishëm alla-Allendeian. Sigurisht, duke nxjerrë mësime nga butësia e këtij të fundit.”

Skip to content