Vjeshta ka nisur e begatë për partiakçikët e OSHEE-së

sss

Në tre vite keqqeverisje, qeveria Rama ka dhënë një mbështetje të pakufijshme për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike, OSHEE, të cilës i kanë lënë dorë të lirë dhe e kanë ndihmuar për të dhunuar dhe persekutuar me mijëra të varfër, që në shekullin e XXI-të nuk kanë mundësi për të paguar “pak dritën” që e kërkon një personazh i Migjenit në periudhën e “Depresionit të madh”. Dora e lirë e pushtetit ka vazhduar edhe në tenderat korruptivë miliona-eurosh të drejtorit të OSHEE-së, Ardian Çela, i vendosur në atë detyrë kur ishte ende në gjykim për shpërdorim fondesh në një pozitë të ngjashme në Bashkinë e Durrësit. Po me sa duket, dora e lirë e qeverisë u zgjatka deri tek drejtorët më të ulët, supervizorët, shefat e punonjësit e thjeshtë. Vjeshta ka nisur e begatë për partiakçikët e OSHEE-së.

Ajo që shohim në video nuk është fytyra e një punonjësi që merr rryshfet për drejtorët e shefat, me shpresë se do i ngelet diçka edhe për vete. Në video duket qartë, “me zë e me figurë”, surrati korruptiv i qeverisë dhe kompanisë xhandare e gjobëvënëse të saj!

Skip to content