Shfrytëzimi i pamasë deri në rraskapitje apo vdekje

marcinelle 3

Vrasja e Arditit në vendin e punës, ashtu si ato të shumë të tjerëve, në instancë të fundit janë çështje e logjikës kapitaliste të prodhimit, e pronës kapitaliste mbi mjetet e prodhimit, e kontradiktës mes kapitalit dhe punës, e jo dhe aq e mungëses së ligjit apo shtetit. Tanimë dihet që shteti s’është tjetër veçse prodhuesi e riprodhuesi i raportit dhe sundimit klasor. Numri më i lartë i vdekjeve (vrasjeve) në botë shkaktohet nga puna kapitaliste, shkruan artikulli më poshtë: rreth 2 milionë në vit, ose rreth 6 mijë në ditë, shumica imigrante.

Siç dihet, çdo rend mbahet në këmbë mbi përjashtimin, e për rrjedhojë dhe kapitali mbahet në këmbë nga puna e papaguar, të papunët, shfrytëzimi i pamasë deri në rraskapitje apo vdekje, etj. Meqënëse rregulli thotë se çdo rend bazohet në përjashtimin nga rregulli, atëherë duhet të ekzistojë medoemos një përjashtim edhe për këtë rregull: ka vetëm një rend që nuk themelohet mbi përjashtimin, dhe ky është ai i të përjashtuarve që e ndërtojnë bashkësinë e tyre mbi zhdukjen e çdo përjashtimi që nuk është përjashtim përfshirës.

Shënim: më 8 gusht 2016 u shënua 60-vjetori i tragjedisë së nëntokës, ku në minierën e Marçinelës në Belgjikë, në vitin 1956 humbën jetën 262 minatorë, shumica italianë. Punëtorë këta të vrarë nga dora e shtetit te tyre, duke qenë se Italia kishte një marrëveshje me Belgjikën për shitjen e krahut të punës (gati 50 mijë punëtorë) në këmbim të karbonit që nxirrej në minierën e lartpërmendur.

Skip to content