Kapja dhe mbytja e lirisë së shtypit

13239174 892855624173291 7579369476603099 n


Në raportin e Freedom House (2016) të bërë publik para disa kohësh, për sa i përket analizës rreth lirisë ose pavarësisë së mediave, gjendja e Shqipërisë sa vjen e përkeqësohet nga viti në vit. Më keq se ne është vetëm Maqedonia. Dëshmi e këtij regresi, kontrolli total dhe manipulimi, është heshtja e mediave (shkruar dhe vizive) rreth protestës së mbi një mijë punëtorëve të Rafinerisë së përpunimit të naftës së Ballshit, të cilët kanë rreth një vit pa rroga. Kapja dhe mbytja e lirisë së shtypit, e çdo mjeti komunikimi e informimi të shoqërisë, është një akt i denjë për vendet me një diktaturë të konsoliduar tashmë. Punëtorët, të cilët gjenden në pragun e fundit të varfërisë, të ardhur me shumë vështirësi nga Ballshi , për dy ditë me rradhë për të kërkuar pagat e padhëna. Por, heshtja dhe moskokëçarja ka kapluar pallatin e ëndrrave të kryeministrit. E me qenë se kjo s’mjafton, atëherë duhet heshtur dhe bota, opinioni publik. Për pushtetin punëtorët që kerkojnë pagën për të mbajtur gjallë frymën janë rreziku i madh në pragun e derës. Trokitjet po bëhen gjithnjë e më të forta.

Skip to content