Në videon e mëposhtme shfaqet tentativa e paligjshme dhe e dhunshme e policisë për të arrestuar aktivistin e Organizatës Politike Klodi Leka. Klodi është shënjestruar jo për atë që po bënte, por për atë që është. Nuk iu sulën se po konfrontohej me njeri, por sepse po u jepte zemër aktivistëve dhe qytetarëve të tjerë për të mbrojtur hapësirën publike, ashtu siç ka bërë në sa e sa protesta dhe zaptime studentore. Mirëpo gangsterët me uniformë policie nuk arritën ta rrëmbejnë. Aktiviste të tjera të OP-së dhe qytetarë të revoltuar e pushtuan me trupat e tyre dhe e zbythën policinë private të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Organizimi dhe solidariteti vetëmohues treguan se s’kanë ç’na bëjnë. Nuk pyesim për dhunën. Na dhemb më shumë jeta pa hapësira publike sesa të mavijosurat mbi trupa. Rezistenca vazhdon!