Ç’rrënjosja strukturore dhe penale e Metës

Ekonomia shkon keq? Administrata është e korruptuar? Reformat kanë zemëruar popullin? Duhen impulse të reja? Impulsi më i mirë i mundshëm për të rikthyer në jetë zemrën e ndaluar të shtetit, ekonomisë dhe qytetarëve është ç’rrënjosja strukturore dhe penale e Metës dhe jo vetëm. Eshtë pikërisht ky personazh kaq i urryer politik që e ka rrënuar jetën ekonomike të vendit, me privatizimet e pafundme korruptive, me përvetësimin kriminal të parave dhe pasurive publike: miniera dhe gurore, HEC-e dhe plazhe, sektorë energjitikë dhe industrialë. Eshtë pikerisht ky kapo, që me emerime nepotike e tregtare në administratën publike, ka punësuar njëzet vjeçarët dhe klientelat e partisë. Për krimet dhe mëkatet e këtij personazhi sot po zhdëmtohet kriza ne energjitikë, shëndetësi dhe të tjerë sektorë që i rrafshoi gjatë qeverisjes së djathtë, e që po paguhen jo me paratë e tij por të popullit, gjatë qeverisjes së “majtë”. Eshtë pikërisht ky personazh që normalizoi i pari në shoqërinë tonë antivlerat, si korruptimin, nënshtrimin, tregtimin e vullnetit politik etj.

I vetmi impuls i vlefshëm është zbimi i menjëhershëm i personit, partisë dhe dhe strukturave kriminalo-biznesore prej skenës publike.

Skip to content