Rezyme e aktivitetit të Organizatës Politike për 1 Majin

Gjatë mbrëmjes së ditës së djeshmë, në disa hapësira publike qytetase dhe qendra të tjera pune u shkruan disa parrulla si “1 Maji – Protesto”, “Qendër Shfrytëzimi”, “Poshtë Klasa Politike”, “Revolucion”, “Te drejta në punë – të drejtë për punë” etj, parrulla këto të shkruara tek muret përbri Kuvendit, tek Partizani i Panjohur, tek Pedonalia, ne “Zogun e Zi” etj. Po ashtu, Ministria e Mirëqenies Sociale u pagezua me titullin “Ministria e Mërgimit dhe Reklamimit”. Ky aksion simbolik, i kryer me qëllim që në kushtet e mpirjes dhe shtypjes së përgjithshme, punëtore dhe qytetare, të lerë disa gjurme shpresëper lexuesit e tyre. Jo gjithçka dhe gjithkush është mproshtur në këtë vend.

Sot, disa aktivistë të OP-se, pas përgatitjes së një pankarte të madhe “Panairi i kotësise: Per Punëtorët – Per Shoqërinë” arriten te hynin me shumë veshtirësi në mjediset e panairit te punësimit, pasi si hyrja dhe si mjedisi i brendshëm ishin blinduar nga trupëroja dhe burokrate të shumtë. Me ardhjen e kryeministrit Rama, dyert e panairit u kyçën per rreth nje ore, duke lënë me dhjetra qytetarë të prisnin apo te përziheshin nga trupërojat e atyshëm. Në çastin kur kryeministri Rama zu te fliste për te pranishmit e ftuar, disa aktivistë te OP-se shpalosën pankarta, por u izoluan dhe u perzunë me force nga policia qeveritare. Por kjo nuk i ndaloi ata të qendronin me kembëngulje në hyrje te Pallatit të Kongreseve ku mbahej dhe pazari famoz i punes. Ata lexuan komunikaten e “Dy Shqiperive” për median e pranishme në tëcilen thuhet se: “Sot ka dy Shqipëri. Shqipëria e oligarkëve, që jeton prej punës së të tjerëve, dhe Shqipëria e popullit të thjeshtë që jeton e do të jetojë vetëm prej punës vetjake. Ne zgjedhim Shqipërinë e të panumërtve, të popullit dhe punëtorëve, si e vetmja mundësi për të ndërtuar një atdhe të përbashkët, pa shfrytëzim, dhunë, poshtërim e diskriminim, të hapur e solidar me popujt e të gjithë botës”

Aktivistët e Organizatës Politike, pavarësisht agresionit të trupërojave qeveritare dhe dy njësive policore, me kokefortësi pritën për rreth dy orë daljen e kryeministrit, qe u pershëndet me thirrjet “Panairi i Kotesisë”, “Nuk behet puna dhe ekonomia me selfie”, “A gjete punë zoti kryeminister?” etj. Fill pas ikjes së tij, rreth njëzet policë nderhyne dhunshem ne mesin e protestuesve për të arrestuar nje nga aktivistet, por rezistenca dhe ballafaqimi, i kryer në sytë e shumë mediave me disa nga te fortët e policisë së shtetit, beri të mundur që aktivistët te mos arrestoheshin dhe të largoheshin jo fort të qetë nga bulevardi, pasi në ndjekje të tyre u vunë kërcënueshem dy patrulla policore.

Sonte, në ora 19:30, në mjediset e qendrës sociale “Logu i Shkendijës” aktivistë te OP-së do te mbajnë diskutim me temë “Punetorët: dje, sot dhe nesër”. Ky prezantim mbahet në saj te 1 Majit, Ditës Ndërkombetare të Punëtorëve, ku OP-ja do te shpalosë tri koncepte të rëndësishme në leximin historik, teorik dhe politik të aktualitetit punëtor.

Zemrat bashkë, Mendjet bashkë! E ardhmja ështe e të gjithëve.

Më poshtë keni video dhe foto nga aksioni.

Skip to content